Politike

Murrizi çon në SPAK votat e pavlefshme

Myslim Murrizi ka paralajmëruar se do të denoncojë në SPAK numëruesit të cilët sipas tij kanë ndërhyrë tek fletët e votimit duke i nxjerrë të pavlefshme.

Kreu i PLDSH mori një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa i ka bërë thirrje KQZ që në bazë të Kodit Zgjedhor, të rishikojë votat e nxjerra si të pavlefshme.

“Këta 80,000 vota përkthehen në 10 mandate të cilat indirekt i përfituan 3 plehrat e kësaj politike që ju kanë hipur mbi shpine 5 milion shqiptarëve prej 30 vitesh. Në qarkun Fier janë mbi 9000 Vota të “ pavlefshme” ose 1 mandat i pastër.

Do të kërkoj në KQZ në bazë të Nenit 123,124,124-1 të Kodit  Zgjedhor rishikimin e këtyre votave të nxjerra të pa vlefshme…

Do të denoncoj në SPAK për hetim dhe ekspertim të shenjave të vendosur në numra të ndryshëm të subjekteve zgjedhore sepse nga të gjitha të dhënat rezultojnë shkrime të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme të bojës së stilolapsave të përdorur nga fundërrinat e tre partive PS PD LSI”, shkruan Murrizi.

“Në ZAZ nr 10 ku u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike  kanë dalë gjithsej 100 vota të pavlefshme, ose 3 vota për qendër votimi. Ne të gjithë Shqipërinë kanë dale 16 vota pothuajse për çdo qendër votimi…”, vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë