Politike

Manjani: PS fitoi vetëm 30 mijë vota më shumë nga opozita, por përfitoi 8 mandate nga sistemi

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një postim ne Facebook shpjegon se si sistemi zgjedhor që aplikohet në Shqipëri i dha mazhorancës 8 deputetë më shumë.

“730 000 votat e opozitës (622 000 të PD dhe 107 000 të LSI) prodhuan në total 63 mandate.

Kurse 760 000 votat e PS prodhuan 74 mandate.

Pra për 30 000 vota diferencë (të cilat blihen pa problem nga pushteti) ndërmjet PS dhe Opozitës që duhet të ishin 3 mandate, aq sa mori PSD.

Por 30 000 votat e PS, si diferencë me Opozitën u shpërblyen me 11 mandate, kur me vota justifikon vetëm 3 të tilla. Atëhere 8 mandate janë të vjedhura me sistem. Janë si ajo pasuria e pajustifikuar me të ardhura që i kap vettingu.

Qartësisht këto mandate i përkasin votave të LSI, dhe PD.

Dakord që opozita gaboi taktikisht që nuk u fut në listë të përbashkët.

Më së shumti kjo përgjegjësi i takon LSI, e cila rrefuzoi FATALISHT pjesmarrjen në listën e përbashkët!!!

Por sistemi zgjedhor, i dhunuar brutalisht pa konsensus nga pushteti, është mjeti i hajnisë së mandateve”, shkruan Manjani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë