Politike

Kim uron Ramën dhe vlerëson Bashën: Populli foli, njihni rezultatin dhe bashkëpunoni me njëri tjetrin

Pas reagimit zyrtar të DASH, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar fitoren e Edi Ramës.

Ajo që dallon në postimin e saj është se ambasadorja Kim vlerëson si Ramën për fitoren, ashtu edhe Bashën për fushatën zgjedhore.  

Në të njëjtën kohë, ambasadorja amerikane nënvizon nevojën për bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës për të mirën e popullit shqiptar.

 “Përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale.

Ne gjithashtu përgëzojmë dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne mezi presim të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë