Futboll

I bie shorti për komisioner në zgjedhje, Marselo humb ndeshjen me Çelsin

Një detyrë elektorale vë në rrezik serioz pjesëmarrjen e Marselos në ndeshjen me Çelsin, gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësit të Realit, brazilian por me nënshtetësi spanjolle, i ka rënë shorti për të qenë kontrollor në zgjedhjet e Asamblesë në Madrid.

Problemi është se këto zgjedhje janë parashikuar për më 4 maj, një ditë para ndeshjes kundër Çelsit në Londër. Dhe sipas protokolleve në fuqi për Koronavirusin, vështirë se mund të udhëtosh ditën e ndeshjes. Një tjetër problem ky për trajnerin Zidan, që për mbrojtjen pret rikthimin e Mendi dhe Serxhio Ramos.

Marselo gjatë ndeshjes ndaj Çelsit. Gazeta Si, 29 prill 2021

Klubi dhe Marselo janë në bisedime për të bindur këshillin elektoral që braziliani të udhëtojë bashkë me shokët e skuadrës ditën e martë, ditën e zgjedhjeve. Të gjitha kërkesat deri tani janë hedhur poshtë, por Reali nuk është dorëzuar. Në këto zgjedhje është angazhuar edhe Viktor Chust. Një koincidencë e rrallë: mes gjithë rezidentëve në Madrid me më pak se 70 vjet, shorti u ka rënë dy lojtarëve të Realit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë