Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten 46 persona viktima nga Covid-19 si dhe 433 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë thekson ndërkohë që numri i të shëruarve sipas raportit është 641 që vazhdon tani dhjetë ditë me radhë të jetë më i lartë se numri i të infektuarve.
Sa i takon viktimave, 15 janë nga Shkupi të moshës mes 54 dhe 82 vjec. Nga tre viktima janë regjistruar në qytetet e Manastirit, Velesit, Kocanit dhe Shtipit, ndërsa nga dy dhe një të vdekur në 13 qytete tjera.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë mbi 700 mijë teste dhe mbi 151 mijë janë diagnostikuar me COVID-19, prej tyre mbi 132 mijë janë shëruar, rreth 15 mijë janë ende aktiv ndërsa 4.818 persona e kanë humbur jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje