Në ambientet e një lokali në periferi të Tiranë, anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli shpalli kandidaturën për kreun e PD.
Kadilli tha se do t’i futet garës për kryetarin e partisë në fund të muajit Korrik atëherë kur mbaron edhe mandati i i Lulzim Bashës
Në një dalje për mediat, ai kërkoi largimin e Lulzim Bashës, me argumentin se projekti i tij nuk solli fitore për demokratët.
“Sa për kandidimin tim, nuk kam pse ta konsultoj me askënd përveçse me vullnetin tim. Zgjedhjet në PD kanë një afat statuor, 23 korrik e këtij viti“, u shpreh Kadilli.
Sipas tij “vjedhja e Ramës nuk është alibi për dështimin e Bashës dhe dështimi i Bashës nuk mund të jetë alibi për të mos luftuar Ramën”.
“Jam këtu për ti kërkuar edhe njëherë Lulzim Bashës dorëheqjen. Projekti i ekipit të tij u provua i paaftë për të prodhuar fitore për demokratët. Si i tillë ka shteruar dhe nuk jep më opsione për të ardhmen. E kemi mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore. Nuk ia doli, nuk diti, dështoi.
Sot të gjithë mund të gjejmë justifikime për dështimin, por jo faktin që jemi para 4 vjet e 4 muaj në opozitë dhe nuk dimë se çfarë na pret.
Sot kush thërret ‘Rama ik’ nuk mund të thërrasë ‘Basha rri’. Vjedhja e Ramës nuk është alibi për dështimin e Bashës dhe dështimi i Bashës nuk mund të jetë alibi për të mos luftuar Ramën”, u shpreh Kadilli.
Kadilli thotë se kërkesa për dorëhqje nuk ka lidhje me hakmarrjen, por sipas tij dështimi i Bashës është i përsëritur. “Unë nuk kam pasur hakmarrje, por kur shoh një dështim të përsëritur, kur një rrugë e ke provuar dhe dështon nuk ke pse e provon më, aq më tepër për herë të tretë. Nuk bëhet fjalë për shqetësime të natyrës emocionale, por politike”, u shpreh Kadilli
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje