Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi përmes një konference për shtyp se, këto zgjedhje ishin masakër elektorale dhe se për këtë arsye LSI ka depozituar në SPAK një sërë parregullsish kryesisht për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Durrës ndërsa kërkojnë rinumërim të votave në disa qarqe të vendit, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ.
“Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.
Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar.
Por, ndërkohë kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.
Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.
Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.
Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respekt të parashikimeve ne kodin zgjedhore.
Do të depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit.
Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë proces”, tha Brahimllari.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga KQZ administrim me përgjegjësi të të gjithë materialeve të votimit.
“Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera.
Ndërkohë, do të vijojnë ankimimet në të gjitha qarqet pas kqyrjes së pamjeve filmike.
Ky evidentim dhe ky proces do të vazhdojë më përgjegjësi deri në fund për të zbardhur të vërtetën të masakrës dhe manipulimit që i është bërë vullnetit të shqiptarëve dhe votës së tyre”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje