Futboll

Disiplina fal Laçin, koka e zv/trajnerit të Kombëtares vlen 100 mijë lekë

Koka e trajnerit Ilir Bozhiqi, pjesë e stafit teknik të Partizanit dhe të Kombëtares, vleka 100 mijë lekë! Kaq e ka vlerësuar Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, që ka vendosur ta kalojë me vetëm një gjobë ngjarjen e dhunës në stadiumin e Laçit gjatë ndeshjes të së mërkurës ndaj Partizanit.

Ilir Bozhiqi, përgatitës i portierëve të Partizanit, por edhe atyre të Kombëtares, u godit me shishe në kokë në pushim të ndeshjes, teksa po priste të futej në dhomat e zhveshjes. Për Disiplinën ky është një incident “normal”, që mund të shlyhet vetëm me një gjobë, ndërsa në një vend normal do të kishim një dënim me disa ndeshje në fushë asnjënëse.

Momenti kur Ilir Bozhiqi, zv/trajner i Partizanit, goditet në kokë. Gazeta Si, 30 prill 2021

Komisioni i Disiplinës pritej të merrte në fakt një vendim të butë për Laçin, por jo që ta falte kaq hapur atë. Kjo është edhe një nga arsyet pse dhuna është gjithmonë e pranishme në stadiumet tona. Kur koka e një pjesëtari të stafit teknik të Kombëtares vlen 100 mijë lekë, imagjinohet lehtë se çfarë ndodh me të tjerët. Ky është standardi i Komisionit të Disiplinës në federatën tonë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
KF Tirana paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore.
KF Laçi, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të klubit kundërshtar, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
Lojtari i FK Dinamo, Niko Paterni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erando Karabeci. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr.36, datë 05.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i jepet një afat paralajmërues prej 30 ditësh për të ekzekutuar vendimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë