Bota

Covid, 1.14 mld vaksina të injektuara në botë. Izraeli dhe Butani për rekord

Deri më tani, 1.14 miliardë doza të vaksinës anti-Covid janë administruar në të gjithë botën, në mbi 215 vende dhe territore. Një fushatë që regjistron rreth 15 injektime për çdo 100 njerëz globalisht, por me ndryshime të dukshme gjeografike dhe e cila bazohet tani, në njëmbëdhjetë lloje vaksinash të ndryshme të aprovuara jo domosdoshmërisht në të gjitha shtetet.

Sipas një vlerësimi nga gazeta “New York Times”, produkti “AstraZeneca-Oxford”, aktualisht përdoret në 136 shtete, “Pfizer-BioNTech” në 90 dhe “Moderna” në 42. Ekzistojnë gjithashtu vaksina ruse dhe kineze, ndërsa me një dozë të vetme “Johnson & Johnson” është administruar në vetëm dhjetë vende.

Dozat për çdo 100 njerëz

Por si po shkon “gara” për të kaluar pengesën kundër koronavirusit dhe varianteve të tij? Nuk ka një llogari të saktë, gjithashtu sepse buletinet statistikore të vendeve individuale, kanë kohë të ndryshme përditësimi.

Por gjithsesi, mund të nxirret një listë e shkurtër e shteteve të vogla e të mesme, si dhe atyre të mëdha që po shkojnë më shpejt se të tjerët, duke përjashtuar mikro-territoret për një moment.

Nëse shikoni dozat e administruara për 100 banorë, Izraeli aktualisht ka injektuar 116, – teprica, duhet të mbahet mend, për shkak të faktit se shumica e vaksinave kërkojnë doza të dyfishta, – ndjekin Emiratet e Bashkuara Arabe (108). Përparimi i Kilit mbetet i jashtëzakonshëm, duke arritur 78 doza, si dhe Mbretëria e Bashkuar (73) dhe Shtetet e Bashkuara  të Amerikës (72.5) përparojnë në pjesën e sipërme të renditjes.

Dozat e para dhe të dyta

Balancat ndryshojnë pak, nëse llogariten vetëm ata që kanë marrë të paktën një dozë brenda një popullate të caktuar. Në këtë rast, Butani është shumë përpara (63%), Izraeli gjithmonë në krye (60%), ndërsa Maldivet janë gjithashtu në krye (56%).

Mbretëria e Bashkuar arrin të marrë më shumë pas SHBA-ve (51.2 kundrejt 44.1%).  Ky hendek në rritje, e gjen shpjegimin e tij në një renditje tjetër: atë të njerëzve që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit, domethënë, ata që kanë marrë ose dy doza (kur kërkohet) ose një dozë të vetme “Johnson & Johnson”.

Sepse nëse Izraeli (56.3%), Kili 35.3% dhe Bahreini 33%, janë ndër pozicionet më të larta, në “derbin” Mbretëri e Bashkuar-SHBA ka tejkalim: 30.9% për amerikanët, 21.8% për britanikët.

Strategjitë e ndryshme

Si është e mundur? Nga njëra anë, sepse SHBA-të e kanë mbështetur fushatën e saj mbi të gjitha te “Pfizer-BioNTech” dhe “Moderna” me dozën e dytë fikse nga 21 dhe 28 ditë.

Ndërsa nga ana tjetër, sepse Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të zgjasë intervalin midis dozës së parë dhe të dytë të “AstraZeneca”-s, në mënyrë që të japë një mbrojtje të parë për më shumë njerëz.

Nëse shikohen dozat e administruara për momentin, Kina është përpara me 265 milionë injektime, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara me 237.9 milionë. Pastaj vjen India (152 milionë) dhe Bashkimi Evropian (146 milionë).

“Çështja” e Gjibraltarit

Pastaj ka një “çështje” të Gjibraltarit. Territori britanik i vendosur në majën jugore të Gadishullit Iberik, ka 34,003 banorë sipas qeverisë lokale.

Nëse shikohet numri I vaksinave të kryera, në orën 23:59 të datës 30 prill, autoriteti publik njofton se kishte 37,503 doza të para (3,500 më shumë se popullsia e regjistruar), ndërsa 33,611 morën edhe dozën e dytë. Kështu, vetëm 392 njerëz do të duhet të përfundojnë procesin e imunizimit, 1.15% e popullsisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë