Futboll

Lukaku në delir: Viti më i mirë në karrierë, doja të festoja me njerëzit

Triumfi i Interit pas 11 vitesh e ka burimin te forca e kolektivit, megjithatë janë disa elementë që duhen veçuar, duke nisur nga trajneri Antonio Konte dhe dyshja e sulmit e përbërë nga Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez. Sulmuesi belg ishte ndër ata që festuan më shumë të dielën për titullin e Interit.

Për mikrofonët e “Sky”, pasi shtëtiti Milanon me makinë, Lukaku u shpreh: “Për shumë nga ne ishte titulli i parë kampion. Jam shumë krenar që mbaj veshur këtë fanellë dhe jam i lumtur për të gjithë interistët kudo në botë. Jam i lumtur për skuadrën, për trajnerin dhe stafin teknik, për presidentin dhe gjithë të tjerët”.

Romelu Lukaku. Gazeta Si, 3 maj 2021

Lukaku e ka cilësuar këtë sezon si vitin më të mirë të karrierës së tij: “Ishte një vit shumë i bukur për të gjithë ne. Xhiroja ime në Milano? Ishte momenti për të dalë dhe për të parë njerëzit, doja të festonim me ta. Ky është viti im më i mirë në karrierë. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Jam shumë i kënaqur dhe dua t’i falënderoj të gjithë, sepse ishte vërtet një sezon shumë i bukur”, – ka thënë më tej sulmuesi belg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë