Deputeti në detyrë i opozitës së re në Parlament, Lefter Maliqi, i cili kandidoi nën siglën e LSI-së në qarkun e Beratit, i kërkoi Lulzim Bashës që të mos njohë zgjedhjet e 25 prillit, dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme në muajin shtator.
Në një deklaratë në oborrin e kryesisë së Kuvendit, Maliqi tha:
“Ky (Rama) nuk ikën pa një revolucion demokratik, unë kam bindjen totale që PD, LSI, që opozita e bashkuar po mbledh të gjitha faktet e provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Jam i bindur totalisht që kjo do të ndodhë.
S’mund të fitojë krimi elektoral, s’mund të blihet e ardhmja demokratike e vendit. Sot ne jemi de fakto në diktaturë.
Thirrja ime është e qartë, e saktë, zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë opozitës, e gjithë shqiptarëve për zgjedhje të menjëhershme edhe lokale edhe të përgjithshme pa Ramën kryeministër.
Nëse opozita pranon Ramën e një qeveri teknike me këta drejtorë ky është krimi më i madh që mund të ndodhë. S’mund të ndodhë që policia e shtetit të vihet në shërbim të mafies e oligarkëve”, tha Maliqi
“I bëj thirrje opozitës së bashkuar të bëjë cdo rinumërim të kutive se të gjithë e dimë se masakra elektorale ishte para, gjatë votimit dhe pas procesit të votimit…”, shtoi ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje