Ermal Meta ka shfryrë në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër grumbullimin masiv të tifozëve të Interit, të cilët pushtuan sheshet e Milanos, duke festuar për titullin kampion në Serinë A. Këngëtari shqiptar është irrituar mjaft nga fakti që muzikantët nuk u lejuan për koncertin e madh të 1 majit, ndërsa tifozët nuk u ndaluan të grumbulloheshin.
Meta ka bërë dy postime në Twitter dhe Instagram, të dy të shoqëruar me një foto të festës së interistëve për titullin. Kantautori, i njohur si një tifoz i Napolit, ka shkruar: “Më 1 maj nuk u lejuan teknikët tanë, pavarësisht të gjitha kontrolleve. Kur u ktheva në Milano gjeta këtë pamje. Është shuëm e turpshme dhe besoj se nuk jam i vetmi që ndihem keq dhe i fyer”.
Al primo maggio non abbiamo potuto portare i nostri tecnici nonostante tutti i controlli. Ieri al rientro a Milano mi sono trovato questo. È tutto molto imbarazzante e credo di non essere l’unico a sentirsi preso per i fondelli. pic.twitter.com/yQUwYua2ce
— Ermal Meta (@MetaErmal) May 3, 2021
Postimi tjetër i Ermal Metës në Instagram ishte ky: “Më 1 maj asnjë artist nuk mundi të jepte koncert për arsye “sigurie”. E pranuam të gjithë vendimin, pa diskutime. Por në Milano ndodhi kjo. Ju duket normale? Ku janë institucionet kur duhen, apo Italia është një republikë e bazuar te futbolli?”
Postimet e Metës kanë sjellë reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, shumë prej tyre kundër këngëtarit shqiptar, madje edhe me sharje dhe fyerje ndaj tij edhe për origjinën. Shumica e kësaj kategorie komentuesisht kuptohet që ishin tifozë të Interit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje