Bota

Covid-19 u anulon gjermanëve festën e birrës për herë të dytë

Autoritetet në Gjermani kanë anuluar festivalin e birrës Oktoberfest në Mynih për shkak të koronavirusit.

Ky është viti i dytë që festivali anulohet për shkak të pandemisë.

“Situata është shumë e pasigurt”, tha të hënën Kryetari i Mynihut Dieter Reiter

Rreth gjashtë milion njerëz marrin pjesë në festivalin vjetor.

Kryetari ndërkohë tha se masa të tilla si maskat dhe distancimi social “nuk do të ishin të realizueshme” në çadrat tradicionale të festivalit të birrës.

Ai shtoi se shtyrja e festivalit në një datë të mëvonshme do të kishte shkaktuar “humbje ekonomike”.

“Imagjinoni që kishte një valë të re dhe të duhet të anulohet përsëri me gjithë përgatitjet që do ishin bëë. Do të ishte një dëmtim shumë i madh.

Këtë vit është hera e 26-të që festivali anulohet në më shumë se 200 vjet.

Sipas faqes së tij zyrtare, Oktoberfest u anulua për herë të parë në 1813, vetëm katër vjet pasi filloi për shkak të luftimeve me Napoleonin. Që atëherë, ajo është anuluar nga luftërat, inflacioni dhe kolera.

Gjermania ka raportuar rreth 3.4 milion raste dhe më shumë se 83,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë