Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e të martës, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, miratoi tabelat e rezultateve për 11 qarqe, pasi për Kukësin të dhënat u certifikuan në datën 1 maj (Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër).
KQZ miratoi tabelat e rezultateve sipas qarqeve, ku nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.
Megjithatë, çdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.
Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt nuk i dërgon në Kolegj, kryekomisioneri Celibashi mund të shpërndajë mandatet me emrat e deputetëve të zgjedhur.
Pavarësisht deklaratave publike, PD-LSI nuk kanë parashtruar ankesa gjatë mbledhjes, por vetëm kandidati i Vetëvendosjes, Boiken Abazi.
Ai i tha nse ë disa qendra të numërimit janë konstatuar probleme të shumta, nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve, te kamerat dhe ndalimi i vëzhguesve.
“Do të bëjmë ankesë në KAS. Ne kemi parë parregullsi dhe shkelje ligjore në qarkun e Tiranës. Vëzhguesit tanë janë penguar nga policia dhe KZAZ-ja të ndiqja numërimin. Ka 18 mijë fletë të pavlefshme. Kemi dëgjuar se do të ketë ekspertizë për to. Çfarë do të ndodhë me këtë proces? Ne jemi të bindur që ka pasur një plan të orkestruar për të vendosur një apo 2 “X”, për ta bërë me qëllim të pavlefshme fletën e votimit”, – u shpreh Abazi.
Ndërsa Ilirjan Celibashi, e garantoi se do t’i ndjekë pretendimet e Vetëvendosjes dhe se të gjitha shkeljet e mundshme do t’i depozitojë në prokurori.
“Ju rikonfirmoj, që edhe KQZ ka interes të shikojë si ka qenë sjellja e komisionerëve, ne i disponojmë të gjitha filmimet do të bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe do i adresojmë në prokurori gjetjet. Nëse ndonjë e ka menduar si gjë që do të kalojë, nuk do të kalojë. Të siguroj që nuk do të jemi indiferentë”, – tha ai.
Miratimi i rezultateve në 12 qarqet e vendit
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Berat, ku PS ka marrë 5 mandate dhe PD-AN ka marrë 2 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Durrës, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Dibër, ku PS ka marrë 2 mandate dhe PD-AN ka marrë 3 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Shkodër, ku mandatet janë ndarë 3 për PS, 5 mandate për PD-AN, 1 për LSI dhe 2 për PSD.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Tiranë, ku PS ka marrë 18 mandate, PD-AN ka marrë 15 mandate dhe LSI ka marrë 2 mandate. Në Tiranë edhe PSD ka marrë 1 mandat.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Elbasan, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Vlorë, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 4 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Korçë, ku PS ka marrë 6 mandate dhe PD-AN ka marrë 5 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Kukës, ku PS mori 1 mandat dhe PD-AN mori 2 mandate.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Gjirokastër, ku PS ka marrë 3 mandate dhe PD-AN ka marrë 1 mandat.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Fier, ku PS ka marrë 9 mandate, PD-AN ka marrë 6 mandate dhe LSI 1 mandat.
-Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Lezhë, ku PS ka marrë 3 mandate dhe PD-AN ka marrë 4 mandate.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste siguroi mandatin e tretë qeverisë me 74 mandate ose e thënë në gjuhën e shifrave, ajo ka arritur që të marrë 48.68 % ose 768177 vota.
Koalicioni PD-AN ka siguruar 59 mandate ose 39.43 % të votave. LSI, e cila pësoi dhe disfatën më të madhe nga 2017, më 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër.
Ndërsa PSD-ja e e drejtuar nga Tom Doshi, mori 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje