Enkelejd Alibeaj tha përmes një deklarate për mediat se zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike.
“Në 25 prill ishte finalizimi i ekzekutimit të planit për të qëndruar në pushtet përmes blerjes së votave nga aleanca Rama-Doshi.
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë plan në organet e drejtësisë përpara zgjedhjeve, por SPAK nuk bëri asgjë për ta ndaluar masakrën e blerjes së votave.
Në 16 prill kemi kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion krimin elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi.
Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i strukturuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës.
Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qëndron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013”, tha Alibeaj.
Më tej ai shtoi: “SPAK nuk bëri asgjë, megjithëse ishte në dijeni se: “Në Gjergjan të Pukës, Mark Frroku ka organizuar familjen Luka për blerjen e votave, Në Rrapë anëtarë të familjes Lasku, Në Qerret administratorin e njësisë Martin Përdedaj, Në Qelëz ka angazhuar për blerjen e votave Administratorin e Njësisë, Florin Kolaj, këshilltarin bashkiak Arben Guga dhe shoferin e kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku. Në qytetin e Pukës, ka patur disa pika shpërndarje të parave për blerjen e votës, kryesisht lidhje familjare të Mark Frrokut apo punonjës në pronat e kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni. Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë. Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi”
Alibeaj nënvizoi se për informacionet sa më sipër, “SPAK nëse do kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë zgjedhjeve, policia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje