Në 8 maj! Shënojeni këtë datë. “Long March 5B”, anija kozmike kineze, e cila ka dalë jashtë kontrollit, pritet që të përplaset në Tokë të shtunën.
Anija hapësinore me shumë mundësi parashikohet të rrëzohet në një zonë të pabanuar, sipas qeverisë amerikane. Sipas vlerësimeve të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, në 8 maj, mbetjet e anijes kozmike kineze parashikohen të hyjnë në atmosferën e Tokës.
Vetëm atëherë, sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, mund të llogaritet pika e saktë e hyrjes në atmosferën dhe më pas mund të vlerësohet pika ku mund të bien mbeturinat e saj.
Aktualisht, rënia mund të ndodhë në intervalin midis 41.5 gradë në veri dhe 41.5 gradë në jug, dhe që përfshin gjithashtu Italinë qendrore dhe jugore. Në faqen e “space-track.org” është e mundur të monitorohet trajektorja dhe vlerësimet e ndikimit në kohë reale.
“Tianhe”, u nis nga Qendra Hapësinore Wenchang në Hainan, Kinë si raketa transportuese më e madhe e shtetit aziatik, të enjten e 29 prillit. Pritet që një pjesë e madhe e trupit të saj të digjet në atmosferë përpara se të godasë Tokën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje