Dy emra të rinj në bllokun e Igli Tares. Drejtori sportiv i Lacios po ndjek së fundi mesfushorin spanjoll të Mançester Junajtid, Juan Mata, dhe mbrojtësin serb të Napolit, Nikola Maksimoviç. Janë të dy në fund të kontratës dhe Tares i duhet vetëm të bjerë dakord me lojtarët, të cilët po ndiqen edhe nga klube të tjera.
Mata është një emër i rëndësishëm dhe do të ishte një goditje e madhe për Taren, siç ka bërë pak vite më parë me Klosen, apo edhe me spanjollin tjetër David Silva verën e kaluar (më pas kjo pistë ra). Nga ana teknike, Mata do të bënte piëkrisht atë rol, trekuartist ose sulmues i dytë, si David Silva, një rol që nuk ëhstë zgjidhur me ardhjen e Andreas Pereirës. Lacio ka nisur bisedimet me njerëzit afër Matës dhe nuk është një operacion i lehtë.
Spanjolli i Mançesterit paguhet rreth 8 milionë euro dhe me klubin anglez nuk do të rinovojë. Mata kërkon një aventurë të re dhe Lacio është një destinacion i mundshëm. Tare mund t’i ofrojë një pagë prej maksimumi 4 milionësh dhe një kontratë të gjatë, që për një futbollist 33-vjeçar mund të bëjë diferencën.

Më e thjeshtë rruga për te Maksimoviç. Rinovimi me Napolin ka dështuar, me këtë skuadër mbrojtësi serb fiton 1.5 milionë euro dhe kërkon më shumë. Lacio duket e gatshme t’ia plotësojë kushtet, sepse synon të sistemojë një mbrojtjen, që gjithmonë ka qenë problematike për trajnerin Inzagi.
Kontaktet me lojtarin kanë nisur pak kohë më parë dhe kishin mbetur pezull, ndërsa tani palët mund të arrijnë një akord shumë shpejt. Pas blerjes së Kamenoviç që në janar, por që do t’i bashkohet skuadrës në verë, Tare mund të afrojë edhe një tjetër futbollist serb, Nikola Maksimoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje