Politike

“Defender Europe 2021”, Yuri Kim: Një hap i madh përpara për Shqipërinë

Me një postim në Twitter, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në stërvitjen e “Defender Europe 2021”. Ajo shkruan se ky është një hap i madh përpara për Shqipërinë.

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve. Gazeta Si, 5 maj 2021

“Defender Europe 2021. Stërvitje historike. Roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm me integrimin gjithëpërfshirës të ushtrisë saj në stërvitje. Kjo shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë dhe tregon besimin që planifikuesit e stërvitjes kanë për ushtrinë e saj”, – shkruan ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj.

Në një postim të mëparshëm po në Twitter, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë edhe një video, ndërkohë që evidenton faktin se është bukur të shohësh Aleatët dhe Partnerët të forcojnë ndërveprimin: “Shiko anijet ushtarake amerikane që pompojnë karburant nga anija në breg si pjesë e Defender Europe 21. Hera e parë që ushtrohet ky aktivitet kompleks logjistik në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të forcojnë ndërveprimin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë