Për herë të dytë në tri vitet e fundit (Liverpul-Totenhem 2018-19), finalja e Ligës së Kampionëve është e gjitha angleze. Mançester Siti-Çelsi konfirmon atë që është dominimi substancial i futbollit britanik në Europë këtë sezon, duke marrë në konsideratë faktin që Mançester Junajtid është 90% në finalen e Ligës së Europës dhe Arsenali luan shanset e veta kundër Vilarrealit.
Për Çelsin është rasti për të rilindur, pas humbjes së 2008-ës me penallti (me rrëshqitjen e Territ) kundër Mançester Junajtid, kurse “qytetarët” nuk duan të humbin rastin e parë në finalen e kupës me veshë të mëdhenj.

Kalendari i Premier Ligës ofron të shtunën antipastën e asaj që do të ndodhë më 29 maj në Stamboll. Nëse atë pasdite Mançester Siti do të mundë skuadrën e Tomas Tuhel, do të fitojë zyrtarisht titullin e tretë kampion në historinë e tij. Guardiola mban kështu gjallë ëndrrën për tripletën, pasi ka marrë tashmë Kupën e Ligës kundër Totenhemit.
Çelsi nuk mund të nënvlerësohet, sepse në gjysmëfinalen e FA Cup eliminoi pikërisht Sitin më 15 maj dhe do të luajë për trofeun e dytë sezon kundër Leiçesterit. Kurioz është fakti se Çelsi ka arritur finalen e tretë në Ligën e Kampionëve me një trajner të ardhur pas nisjes së sezonit. Në 2008-ën ishte Grant pas shkarkimit të Mourinjos, në 2012-ën Di Mateo pas largimit të Vilas-Boas dhe që fitoi kupën, ndërsa këtë herë është Tuhel që ka marrë vendin e Lampard.
Me finalen e tretë të Ligës së Kampionëve me sens unik, futbollit anglez ka lënë pas atë italian (Milan-Juventus 2002-2003), si dhe atë gjerman (Bajern Mynih-Borusia Dortmund 2012-2013) në këtë klasifikim të veçantë. Anglezët rikthehen të dominojnë, pas viteve spanjolle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje