Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi thotë se të gjithë ata persona që kanë vendosur gishtin më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve, gjatë ditës së votimit më 25 prill, do të verifikohen dhe nëse kanë kryer shkelje do të dalin pata ligjit.
“Pas kopjimit të të dhënave në serverin qendror do të bëhet kryqëzimi i të dhënave të gjithë pajisjeve të shpërndara në territorin e Shqipërisë dhe përmes këtij procesi do të shikojmë nëse do të ketë raste të votimit të një zgjedhësi në disa raste, brenda të njëjtës qendër votimi apo në qendra votimi të ndryshme.
Qëllimi i përdorimit të pajisjes ka qenë të regjistronte gjurmët e gishtit të gjithë atyre që shkonin për të votuar. Ata që për arsye të ndryshme që e kanë provuar për sport apo për arsye të tjera të paligjshme e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen dhe do të duhet të japin llogari para organeve kompetente. Pajisja ka funksionuar shumë mirë”, tha Celibashi
Bashkë me nënkomisioneren Lealba Pelinku, Celibashi ishte në magazinat e KQZ-së ku ndodhen pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, për të parë nga afër procesin e transferimit të të dhënave në serverin e KQZ.
“Do të kërkojë kohën e duhur që do vetë serveri për të procesuar. Një shenjë gishti përplaset me 1.6 milionë shenja gishtash për të verifikuar nëse ka dublikim apo jo. Është për herë të parë si proces edhe për KQZ dhe nuk mund të themi me saktësi sa kohë do të marrë kjo procedurë”, tha Pelinku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje