Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ka arritur një akord me Pfizer dhe BioNTech në prag të Lojërave Olimpike të Tokios. “Në kuadër të planit për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të Tokio 2020”, Cio njofton se ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për të dhuruar dozat e vaksinës Covid-19 për sportistët pjesëmarrës dhe delegatët e të gjitha vendeve.
“Komitetet Olimpike Kombëtare do të punojnë me qeveritë e tyre për të koordinuar shpërndarjen lokale konform udhëzimeve për vaksinën në çdo vend dhe konform normativave lokale”, – shkruhet në njoftimin zyrtar.
Dorëzimi i dozëve do të nisë këtë muaj për t’u dhënë delegacioneve olimpike kohën për t’u vaksinuar para se të mbërrijnë në Tokio për Olimpiadën, që nisin më 23 korrik. Kjo është marrëveshja e dytë e rëndësishme për vaksinimin e arritur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Në mars u arrit marrëveshja mes CIO-s dhe funksionarëve olimpikë në Kinë për shpërndarjen e vaksinave kineze në prag të Olimpiadës dhe Lojërave dimërore të Pekinit vitin e ardhshëm.

Oferta e re e Pfizer e garanton CIO-n për një mbulim në gjithë botën para nisjes së aktivitetit. “I ftojmë sportistët dhe delegacionet pjesëmarrëse në Olimpiadë që të japin shembullin e parë dhe të pranojnë vaksinën kur dhe kur të jetë e mundur”, – ka deklaruar presidenti i CIO-s, Tomas Bach.
Dhurimi nga ana e kompanisë Pfizer erdhi pas bisedave të presidentit dhe administratorit të deleguar të saj, Albert Bourla, dhe kryeministrit japonez, Yoshihide Suga. Më pas qeveria japoneze pati një takim me CIO-n. “Pfizer është gati, bashkë me BioNTech, të bëjë gjithçka për të ndihmuar kalimin e kësaj pandemie dhe për ta rikthyer botën në normalitet”, – u shpreh Bourla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje