Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian dhe njëkohësisht pjesë e grupit të partive të së djathtës europiane, David McAllister ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
“Z. Rama me lejoni që fillimisht t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së”, thotë McAllister.
Urimi është bërë gjatë punimeve të një tryeze bashkëbisedimi me tematikë Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva europiane e tij.
McAllister është pjesë e partisë së Angela Merkel në Gjermani dhe në 2017 ishte pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës politike dhe për të bindur Partinë Demokratike në atë kohë që të mos bojkotonte zgjedhjet parlamentare të atij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje