Sipas Instat, popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2021 rezulton të jetë 2.829.741 banorë, duke pësuar një rënie me 0.6 %, krahasuar me 1 janar 2020. Gjatë vitit 2020, shtesa natyrore e popullsisë ishte 470 banorë (lindje-vdekje), duke pësuar një rënie prej 92.9 %, krahasuar me një vit më parë.
Mosha mesatare e popullsisë rezulton të jetë 37.6.
Gjatë vitit 2020, lindën 28.075 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1.7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2020 ishte 27.605 persona, një rritje prej 25.8 %, krahasuar me një vit më parë.
Numri i emigrantëve ishte 23.854 persona, 45.6 % më pak krahasuar me vitin 2019. Numri i imigrantëve ishte 7.170 persona, 65.5 % më pak krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto, diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve, pësoi një tkurrje, krahasuar me një vit më parë, nga-23.082 banorë në -16.684 banorë, në vitin 2020.
Në janar 2021, sipas INSTAT, Tirana zë rreth 32.2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10.3 % dhe 10.1 % përkatësisht.
Ndërkohë, popullsia u rrit vetëm në dy qarqe të vendit ndërsa dhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+ 0,7 %), ndjekur nga Durrësi (+ 0,5 %). Nga ana tjetër, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet Gjirokastër (- 2.3 %), Berat (- 2.1 %) dhe Dibër (- 1.9 %).

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje