Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në qytetin portugez Portos më 7 maj për një samit dyditor, i pari ballë për ballë i këtij viti, për të diskutuar se si do të frenojnë efektin e pandemisë në bllokun me 27 anëtarë.
Ata pritet të diskutojnë edhe propozimin e Shteteve të Bashkuara për të shpërndarë teknologjinë që qëndron mbrapa vaksinave kundër koronavirusit, për t’i dhënë fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur.
Më 8 maj, liderët e BE-së do ta realizojnë edhe një video-konferencë me kryeministrin indian Narendra Modi, shteti i të cilit është duke u përballur me valë shkatërruese të koronavirusit dhe ka nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare.
Samiti, që do të realizohet ballë për ballë, është i pari në pesë muaj, pas një takimi të mbajtur në Bruksel në dhjetor të vitit të kaluar për të diskutuar shpenzimet pas pandemisë.
Blloku europian vlerëson se do të jetë në gjendje të arrijë “imunitet të mjaftueshëm të komunitetit” në periudhë dymujore. Komisioni Europian ka propozuar lirimin e kufzimeve për udhëtime në bllokun europian këtë verë.
Megjithatë, situata me pandeminë vazhdon të jetë e paqëndrueshme, pasi disa vende europiane po përballen ende me kufizime. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Holandës Mark Rutte kanë vendosur të marrin pjesë në takim në mënyrë virtuale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje