Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar gati 6.9 milionë viktima në të gjithë botën, më shumë se dyfishi i shifrave të raportuara, sipas një analize nga Universiteti i Uashingtonit dhe Vlerësimit të Shëndetit (IHME).
Sipas raportit, viktimat nuk raportohen pasi shumica e vendeve regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në spitale ose të pacientëve që kanë rezultuar pozitivë me teste. Deri më tani janë regjistruar 155 milionë raste dhe 3.25 milionë viktima që nga fillimi i pandemisë. Vdekshmëria e raportuar e Covid-19 është e lidhur me nivelet e testimit në vend.
Shifrat zyrtare nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të mërkurën vlerësuan se numri zyrtar i viktimave në SHBA është 575,491. Raporti përfshin vetëm vdekjet e shkaktuara direkt nga virusi, jo vdekjet e shkaktuara nga problemet në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe komunitetet.
Ndërkohë, India raportoi të enjten më shumë se 400,000 raste brenda një periudhe 24-orëshe, ndërsa numri i viktimave nga virusi u rrit në një rekord prej 3,980. Kombi i Azisë Jugore ka shënuar mbi 21 milionë raste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje