Futboll

Juve, Barça dhe Real: Kërcënime dhe presione të patolerueshme nga UEFA

Vjen përgjigja e Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës në lidhje me pozicionin e mbajtur nga UEFA dhe ndaj sanksioneve të mundshme nga ana e 9 prej 12 klubeve themeluese të projektit të Super Legës.

“Klubet themeluese kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin presione të papranueshme, kërcënime dhe ofendime nga palë të treta për tërheqjen e projektit që propozon zgjidhje më të mira të ekosistemit të futbollit, propozime konkrete dhe një dialog konstruktiv. Drejtësia është prononcuar tashmë në favor të propozimit të Super Ligës, duke urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n të qëndrojnë mënjanë si direkt, ashtu edhe nëpërmjet përfaqësuesve të tyre”, – shkruhet mes të tjerash në komunikatën për shtyp të tre klubeve të mëdha themeluese të Super Ligës.

Pas kësaj komunikate të Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës në lidhje me Super Ligën, në rrjetet sociale tifozët kanë shpërthyer me meme dhe qëndrime të ndryshme.

“Jemi të ndërgjegjshëm për diversitetin e reagimeve për iniciativën e Super Ligës dhe jemi gati të rishohim propozimin tonë për sa është e nevojshme, – vazhdon komunikata. – Jemi të ndërgjegjshëm po ashtu për krizën e sistemit të futbollit, që na ka shtyrë të krijojmë Super Ligën. Na shqetëson fakti që klubet tona mike dhe partnere tani ndodhen në një pozicion ionkoherent dhe kontradiktor, duke nënshkruar një akord me UEFA-n. Për të nderuar historinë tonë, tifozët dhe për të mirën e futbollit, kemi për detyrë të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe të arrijmë objektivat tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë