Bota

FOTO /Afganistan, makina-bombë shkakton një masakër në shkollën e vajzave

Bilanci i viktimave nga makina-bombë që shpërtheu jashtë një shkolle vajzash në Kabul në Afganistan, ka shkuar të paktën 50 persona, edhe pse autoritetet lokale flasin për një numër edhe më të lartë.

Kështu siguron zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, i cili specifikoi se dy bomba u shpërthyen pas të parës, duke vrarë studentet që po largoheshin nga kaosi i shkaktuar.

Në fakt, nxënëset e shkollës, të frikësuara nga shpërthimi, u larguan nga ndërtesa në panik, por u vranë nga shpërthimet pasuese.

Shpërthimi ndodhi në rrethin Dasht-e-Barchi, në perëndim të kryeqytetit Afganistan, ndërsa banorët po bënin pazaret për festën muslimane të të Fitër Bajramit, që do të shënojë fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit javën që vjen.

Bëhet fjalë për të njëjtën zonë të goditur nga një sulm i ISIS-it, ndaj një materniteti të drejtuar nga Mjekët pa Kufij në qershor 2020.

“Unë pashë trupa të përgjakur në një re tymi dhe pluhuri, ndërsa disa nga të plagosurit bërtisnin”, – tha Reza, i cili i shpëtoi shpërthimit.

“Unë pashë një grua, duke kërkuar vajzën e saj midis kufomave, – shtoi ai. – Ajo më pas gjeti një çantë shpine që i përkiste vajzës së saj dhe u shemb në tokë”.

Shpërthimi u shkaktua nga një makinë-bombë e shpërthyer pikërisht kur vajzat po largoheshin nga shkolla, i ndjekur nga dy shpërthime të tjera.

Zemërim dhe ngushëllimet për sulmin, u shprehën nga misioni i BE në Afganistan dhe Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara, ndërsa SHBA dënoi sulmin. Ministria e Brendshme Afgane, ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi pistën e terrorizmit.

“Për momentin ne kemi marrë tashmë 26 të plagosur, pothuajse të gjitha vajza midis 12 dhe 20 vjeçe, ndërsa një person tashmë ishte i vdekur kur mbërriti”, – tha Marco Puntin, nga Programi i Emergjencës, koordinator në Afganistan.

Organizata ka një nga dy qendrat e saj kirurgjikale në qytet për të ndihmuar të plagosurit e luftës. “Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga ky përshkallëzim i dhunës që ka goditur Kabulin dhe zona të tjera të vendit javët e fundit, pas njoftimit të tërheqjes së trupave të NATO-s”, – tha Puntin.

Një vit pas marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Talibanëve, i nënshkruar në Doha në 29 shkurt dhe disa muaj pas negociatave me qeverinë afgane, nuk ka pasur asnjë armëpushim për popullsinë, nënvizon OJQ-ja: sipas misionit të Kombeve të Bashkuara, “Unama”, numri i viktimave civile në tremujorin e parë të 2021-it, tashmë është kthyer në nivelet e vitit 2019, duke shuar shpresat e ngritura nga ulja e dhunës së regjistruar në fillim të vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë