Bota

Maqedonia e Veriut arrin imunitetin e tufës deri në fund të verës

Maqedonia e Veriut planifikon të vaksinojë deri në fund të verës së vitit 2021, 60 për qind e qytetarëve, duke arritur kështu imunitetin e tufës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se vendi fqinj tashmë ka marrë rreth 300 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit, ku pjesa më e madhe e tyre janë të kompanisë kineze, Sinopharm. Sipas Filipçe, kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë janë vaksinuar edhe me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, Pfizer, si dhe me vaksinën e prodhuar në Rusi, Sputnik V.

“Nuk ka asnjë dilemë: të gjitha vaksinat janë njësojë efikase sa i përket mbrojtjes nga format e rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekje”, u shpreh ministri. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se deri më tani procesi i vaksinimit në masë po ecën  me ritme të shpejta dhe tashmë janë vaksinuar afër 100 mijë qytetarë.

Mjekja Sevxhane Gashi, e cila punon në qendrën e vaksinimit në Shkup thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani, asnjë person që ka marrë vaksinën nuk ka pasur efekte të rënda anësore.

“Gjatë kësaj kohe, tashmë një muaj jam e angazhuar këtu, nuk kemi pasur probleme me pacientët, por gjithçka është zhvilluar në mënyrë normale. Qytetarët bëjnë më shumë pyetje dhe pas marrjes së vaksinës, presin disa minuta, për të parë nëse u shfaqet ndonjë alergji apo ndonjë simptomë. Por, deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë asnjë gjë e tillë”, thotë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë