Futboll

Super Liga, zbulohet klauzola që mbron 9 klubet e penduara

Diskutimet për Super Ligën vazhdojnë ende të jenë në qendër të vëmendjes. Nga njëra anë UEFA dhe FIFA kanë ngritur zërin, duke kërcënuar me ndëshkime dhe përjashtime nga kompeticionet, ndërsa nga ana tjetër Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të besojnë te projekti i tyre, duke mbrojtur rregullsinë e iniciativës në prag të një beteje ligjore.

Një situatë e nderë, me të paktën 9 “spektatorë” shumë të interesuar. Janë 9 klubet që kanë braktisur projektin dhe që duhet t’i bëjnë llogaritë me impenjimet e Florentino Perezit dhe Andrea Anjelit, presidentëve të Realit dhe Juventusit. Impenjime që në fakt, sipas “Gazzetta dello Sport”, mund të bien poshtë falë një klauzole që lidhet pikërisht me numrin e refuzimeve.

Logot e 6 klubeve angleze që u tërhoqën nga Super Liga. Gazeta Si, 10 maj 2021

Për momentin, por hipoteza nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ka një normë që mund të mbrojë të gjithë klubet që janë tërhequr nga Super Liga. Në detaj, në kuotën e 9 refuzimeve nuk mund të ketë asnjë pasojë për klubet që ia kanë mbathur në kohë, mënyrë dhe arsye të ndryshme. Një situatë që mbron 6 klubet e Premier Ligës, Interin, Milanin dhe Atletiko Madridin dhe që i jep një tjetër goditje iniciativës së Perez&Co. Gjithsesi, priten zhvillime të reja në “mundjen e dorës” mes UEFA-s dhe 3 klubeve që i qëndrojnë fort Super Ligës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë