Politike

Dita e Drejtësisë, Yuri Kim: Koha të tregoni se s’ka vend për aktorë të korruptuar

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, në pak minuta fjalim, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka nënvizuar se reforma në drejtësi ka bërë përpara, porse nevojitet ende punë. Për këtë arsye, ajo përcolli disa mesazhe të drejtpërdrejta.

“Reforma në drejtësi po ecën përpara hap pas hapi. Institucionet tani po funksionojnë falë jush dhe po japin rezultate të prekshme  për popullin shqiptar. 

Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të të gjithë punës së bërë të gjithëve ju.

Në fund të fundit drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet t’i shërbejnë njerëzve…  Dua t’ju falënderoj për gjithë punën e palodhur deri më tani.

Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara por mbetet ende për të bërë në mënyrë që të përmbushen pritjet e publikut shqiptare dhe që Shqipëria të mbetet e vendosur drejt pranimit në BE”, tha ajo.

Më tej, ambasadorja amerikane vërejti: ”Ka qenë një rrugë e vështirë dhe përgjatë rrugës ne kemi pasur biseda të vështira.

Por shpresoj që ta keni ditur që këto kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë.

Tani është koha që të tregojmë se lindja e reformës në drejtësi po jep rezultat se ju dhe institucionet tuaja jeni të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe shtetit ligjor jo interesave partiake ose  individuale se nuk ka vend për korrupsion apo aktore të korruptuar në sistemin e drejtësisë dhe se drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi të drejtë dhe të paanshme për popullin shqiptar…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë