Futboll

Jo vetëm Championsi, Juventusi rrezikon të mbetet edhe jashtë Seisë A

Jo vetëm Championsi në rrezik për Juventusin, që mund të përjashtohet edhe nga kampionati i Serisë A. E ka bërë të qartë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, duke thënë se, nëse bardhezinjtë do të qëndrojnë në Super Ligë në momentin e regjistrimit për sezonin e ri, “do të përjashtohen”.

Numri 1 i federatës është shprehur: “Shpresoj të bëj ndërmjetësin, sepse kjo mundje dore mes tre klubeve dhe UEFA-s nuk i bën mirë futbollit italian dhe Juventusit. Sanksione? Jo, federata aplikon rregullat që parashikojnë mospjesëmarrjen në kampionat, nëse nuk pranohen principet e UEFA-s.

Të mendosh se zgjidhja për të kaluar këtë moment të vështirë në futboll është që vetëm të shtosh të ardhurat, është një gabim i madh. Ne duhet të kemi nën kontroll kostot, duke iu referuar ligjit 91. Kam thënë se për sezonin 2021-22 nuk duhet ta kalojmë kufirin e kostove të sezonit 2020-21. Pastaj mund të ulim kostot nga 10 deri në 20% për sezonin 2022-23″.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë