Politike

Borrel: Fokusi tek integrimi i Shqipërisë. Me Kosovën të liberalizohen vizat

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, në një samit të mbajtur midis Ministrave të Jashtëm europiane në Bruksel tha se integrimi i Shqipërisë është fokusi kryesor.

Ballkani Perëndimor zuri vend në këtë takim ku u përmend dhe integrimi i Maqedonisë.

Në fjalën e tij Borrel përmendi  dhe Kosovën duke përmendur domosdoshmëinë e liberalizimit të vizavë nga qeveria e re aty.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit. Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim ne te gjithë aspekt”, tha Borrell.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë