Të paktën 11 persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Kazan, një qytet në Rusinë qendrore, në shtetin e Tatarstanit.
Sipas policisë lokale, ishin dy persona ata që hapën zjarr. I pari, një djalë 17-vjeçar, u ndalua nga policia, ndërsa i dyti, fillimisht arriti t’i shpëtonte agjentëve, por më pas u vra. Në shkollë ka pasur edhe një shpërthim dhe ka 32 të plagosur.
Midis viktimave, ka të paktën shtatë studentë, dy prej të cilëve janë hedhur nga dritaret për t’i shpëtuar të shtënave. Një mësues raportohet se është vrarë gjithashtu.
Un tiroteo en una escuela de Kazán (Rusia) causó la muerte de al menos nueve personas. En estos momentos continúa la evacuación de los estudiantes del edificio. Uno de los tiradores ha sido detenido ➡️ https://t.co/2lgmZJiicH pic.twitter.com/mjEy36e0cW
— RT en Español (@ActualidadRT) May 11, 2021
Pas të shtënave, forcat speciale ndërhynë në shkollë dhe neutralizuan sulmuesin e dytë dhe evakuuan institucionin. Një hetim penal është hapur për këtë çështje, por hipoteza e terrorizmit përjashtohet deri tani.
Tatarstani, një republikë e Federatës Ruse, që ndodhet më pak se një mijë kilometra në lindje të Moskës, është pika më veriore në botë, ku bashkëjetojnë të krishterë dhe myslimanë dhe në të kaluarën ka pasur tensione në lidhje me Islamin radikal, por situata është qetësuar në mënyrë thelbësore në 20 vitet e fundit.
Видео из гимназии 175 в Казани. Помимо стрельбы там был еще и взрыв — в коридоре валяются выбитые двери и стекла. pic.twitter.com/2bCGX8bHix
— baza (@bazabazon) May 11, 2021
Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, si dhe ministri lokal i Shëndetësisë, Marat Sadykov dhe prokurori rajonal, Ildus Nafikov kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje