Liria për t’u përqafuar me njëri-tjetrin do të rikthehet nga e hëna e ardhshme. Britanikët janë të ndaluar të prekin njëri-tjetrin: të paktën në teori – që nga marsi i vitit të kaluar: por duke filluar nga 17 maji, do të jetë e mundur të grumbullohen me të afërmit dhe miqtë përsëri.
Megjithëse kryeministri Boris Johnson ka kërkuar që popullata të ketë gjithsesi kujdes: “Kjo nuk do të thotë që ne mund të lëmë pas krahëve kujdesin”, – tha ai në një konferencë për shtyp.
“Të gjithë e dimë që kontaktet e ngushta, si përqafimet, janë një mënyrë e drejtpërdrejtë e transmetimit të kësaj sëmundjeje. Kështu që unë ju ftoj të mendoni për cenueshmërinë e njerëzve tuaj”.
Shumica e popullsisë pret që t’i rikthehet normalitetit në qershor: lehtësimi i përgjithshëm i kufizimeve që fillon të hënën e ardhshme përfaqëson, siç tha Johnson, “hapin e vetëm më të rëndësishëm” në rrugën drejt normalitetit.
Në fakt, pub-et dhe restorantet e brendshme do të rihapen: nga 12 prilli ata kanë rinisur shërbimin, por vetëm jashtë. Dhe moti i jo i mirë në Britani, i kishte detyruar njerëzit të drekonin të ulur poshtë çadrave.
Gjithashtu nga e hëna tjetër, muzetë, kinematë dhe teatrot do të rihapen. Dritë jeshile edhe për hotelet dhe mysafirët në shtëpi, edhe pse maksimumi duhet të jenë gjashtë persona ose dy familje.
Jashtë, parashikohet të lejohen grumbullime dhe pikniqe për deri në 30 persona. Detyrimi për të mbajtur maska në shkollë gjithashtu do të anulohet dhe studentët e universiteteve do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet shkollore.
Qeveria e Londrës mund të vazhdojë rrugën e saj për të dalë nga urgjenca falë suksesit të fushatës së vaksinimit: mbi dy të tretat e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe mbi një e treta është imunizuar plotësisht.
Efektet në progresin e epidemisë janë mahnitëse: dje në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut nuk kishte vdekje nga Covid (4 vdekjet totale në Mbretërinë e Bashkuar ishin të gjitha në Uells).
Kështu që autoritetet kanë ulur nivelin e alarmit: kjo do të thotë që virusi është “në qarkullim” por nuk ka më një “transmetim të lartë”.
Kjo është arsyeja pse Johnson është i bindur se ndalesa tjetër mund të arrihet në mënyrë të sigurt, më 21 qershor, kur hiqen kufizimet e fundit.
Kryeministri, megjithatë, refuzoi ftesat për të afruar atë datë: ne duhet të “jetojmë me përgjegjësi”, tha ai, dhe “të përdorim mendjen e shëndoshë”.
Qeveria e Londrës është duke mbajtur kujdesin maksimal për udhëtimet jashtë vendit. Nga e hëna, pushimet ndërkufitare nuk janë më të paligjshme, por vetëm shumë pak vende përjashtohen nga karantina.
Ata që arrijnë nga Evropa, duhet të qëndrojnë dhjetë ditë të vetë-izoluar, përveç se duhet t’u nënshtrohen dy testeve (të shtrenjta) anti-Covid.
Britania praktikisht e ka mundur virusin në shtëpi, por për këtë arsye ende i mban kufijtë e saj të blinduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje