Greqia ka vendosur të hënën të hapë dyert për turistët nga Europa, SHBA, Britania, Kina dhe Rusia, por jo për ata nga Shqipëria. Kufijtë janë mbyllur prej nëj viti dhe Athina zyrtare e ka shtyrë hapjen e tyre të paktën edhe me dy javë të tjera.
Vendi fqinj është në fazat e fundit të përgatitjeve për të nisur zyrtarisht sezonin turistik të shtunën, më 15 maj duke hapur plazhet dhe duke vaksinuar banorët e fundit të ishujve., Qeveria ka vendosur si kusht për kalimin e turistëve pajisjen me “pasaportën e vaksinimitt” që vizitorët duhet të kenë 48 orë para mbërritjes. Kur të plotësojnë formularin, përveç aeroportit nga i cili po largohen, destinacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vizitorët do të shtojnë të dhënat nga “pasaporta e vaksinimit”.
Mediat greke raportojnë se vendet që do të përfshihen në programin “Pasaporta e Gjelbër” janë: Franca, Malta, Islanda, Holanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, por jo Shqipëria.
Për vendin tonë, pritet të ketë një vendim në datën 24 ose 31 maj, kur autoritetet fqinje thonë se do të hapet kufiri me të gjitha pikat kufitare, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.
Duke qënë se është vendosur si kusht pasaporta e vaksinimit, udhëtarët duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga E-albania, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar duhet të kenë test PCR. Vendi ynë ka gati pasaportën e vaksinimit dhe ka nivelet më të ulëta të infeksionit në Ballkan, duke përmbushur kështu kriteret për lëvizjen e lirë.
Vendi fqinj do të mirëpresë qytetarët e vaksinuar me vaksina kineze dhe ruse, edhe për faktin se Rusia dhe Kina janë dy burime të mëdha turistësh për Greqinë.
Mediat greke shkruajnë se ata që nuk kanë marrë 2 doza të vaksinës duhet të bëjnë test PCR për të kaluar kufirin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje