Futboll

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, më 19 maj shpallet fituesi

Në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar sot seanca e parë e procedurës së shitjes me ankand të klubit të futbollit Vllaznia. Pas kësaj seance është bërë me dije zyrtarisht se në ankand kanë marrë pjesë 3 subjekte, të cilët kanë paraqitur ofertat e tyre për të blerë Vllazninë. Më 19 maj do të bëhet komunikimi për vlerësimin e oefrtave, ku do shpallet edhe fituesi.

Në njoftimin zyrtar të bashkisë nuk përmenden emrat e subjekteve që kanë bërë oferta, për njëri prej tyre është më siguri presidenti aktual, Alban Xhaferi. Në ënën tjetër, ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka bërë të ditur sot se është tërhequr nga ankandi, duke parë borxhet e mëdha që ka Vllaznia në këtë moment.

Bashkia e Shkodrës. Gazeta Si, 11 maj 2021

Njoftimi zyrtar i Bashkisë Shkodër
Ka përfunduar seanca e parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”. Dorëzimi i zarfave të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bashkinë Shkodër. Në këtë seancë Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat dhe bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës.

Të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit, ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues. Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese. Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë