Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka dhënë sot dënimet për të gjitha shkeljet e konstatuara në bazë të protokolleve të ndeshjeve të fundit në të gjitha aktivitetet futbollistike. Sigurisht, objekt kryesor i këtij komisioni ishte ngjarja te Tirana-Kastrioti, ku krutanët protestuan dhunshpëm dhe kërkuan edhe braktisjen e lojës.
Zyrtarët e klubit krutan, Alban Vogli dhe Gazmend Vogli, të cilët pas ndeshjes u arrestuan për dhunë ndaj zyrtarëve, janë dënuar përkatësisht 18 dhe 12 muaj nga Disiplina. Dënimit nuk ka shpëtuar as trajneri Ramadan Ndreu, i cili është pezulluar për 5 ndeshje për sjellje josportive.
Bie në sy edhe dënimi nga Disiplina i katër futbollisteve te skuadrat e Juban Danjës dhe Apolonisë në futboll për femra. Denada Avullija dhe Matilda të Juban Danjës janë dënuar me 5 dhe 2 ndeshje. Tek Apolonia janë dënuar Egzona Gashi me 5 ndeshje dhe Liridona Gashi me 2 ndeshje.
Vendimet kryesore të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
Zyrtari i Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim.
Zyrtari i Kastriotit, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 18 muaj pezullim. I ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF.
Zyrtari i Kastriotit, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti. I ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF.
Zyrtari i Kastriotit, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, dënohet me 5 ndeshje pezullim. I ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet.
Lojtarja e Juban Danja–Femra, Denada Avullija, për sulm ndaj kundërshtares, dënohet me 5 ndeshje pezullim.
Lojtarja e Apolonia–Femra, Egzona Gashi, për sulm ndaj kundërshtares, dënohet me 5 ndeshje pezullim.
Lojtarja e Juban Danja–Femra, Matilda Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, dënohet me 2 ndeshje pezullim.
Lojtarja e Apolonia–Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, dënohet me 2 ndeshje pezullim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje