Sllovakia ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi një grua 47-vjeçare e cila ishte vaksinuar me vaksinën AstraZeneca vdiq nga tromboza e sinusit venoz cerebral. Vetëm ata që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës do të vaksinohen plotësisht me AstraZeneca, njoftoi të martën ministria e shëndetësisë.
“Sipas informacionit fillestar, ky pacient vuante nga një çrregullim gjenetik që nuk ishte i dallueshëm para vaksinimit,” tha Ministri i Shëndetësisë Vladimír Lengvarský të premten në një konferencë për shtyp. Sipas rregullave sllovake, Astrazeneca po administrohej për njerëzit e moshës 18 deri 45 vjeç.
Nuk është ende e qartë se si vendimi do të ndikojë në strategjinë e vaksinimit në vend. Ministria e shëndetësisë ka shtuar se tani “po shqyrton disa alternativa” dhe do të njoftojë masa të mëtejshme. Aktualisht, më pak se 23% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Sipas Qendrës Kombëtare të Informacionit Shëndetësor (NCZI), vetëm 248,000 janë regjistruar për të marrë vaksinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje