Ne rrjet

Europa Lindore nën darën e ndikimit rus

Këto janë periudha të trazuara në Republikën Çeke. Ndërkohë që vendi i Europës Lindore dukej i vendosur të blinte vaksinën ruse Sputnik V muajin e kaluar, Çekia u trondit nga shpërthimi i skandalit më të madh të spiunazhit me Moskën që nga rënia e komunizmit.

Tani, po shfaqen frika për shtrirjen e ndikimit rus në të gjithë shoqërinë Çeke, për çështje që variojnë nga vaksinat deri te investimet e huaja.

Më 17 prill, Kryeministri Çek Andrej Babi thirri një konferencë emergjente për shtyp për të njoftuar se kishte zbuluar prova që lidhnin agjentët sekretë rusë me shpërthimin masiv në një depo armësh pranë fshatit Moravian të Vrbětice në vitin 2014.

Shpërthimi vrau dy punëtorë në vend dhe është përshkruar nga politikanët çekë si një akt i “terrorizmit shtetëror”. Sulmi sipas kryeministrit cek u krye nga njësia 29155 e GRU-së, e cila gjithashtu besohet se ishte përgjegjës për helmimin në Salisbury në 2018.

Pas zbulimeve, 81 diplomatëve të stafit të Ambasadën Ruse në Pragë u tha që të largoheshin nga vendi. Dëbimi i diplomatëve që dihet se lidhet me inteligjencën e huaj duket se konfirmon frikën e vjetër që ambasada ka vepruar si një qendër për operacionet e fshehta ruse dhe besohet se vendet e tjera në rajon përballen me probleme të ngjashme.

Sipas një studiuesi në Shoqatën Çeke për Çështjet Ndërkombëtare, Pavel Havlíček, “Ambasada Ruse në Pragë është tepër e madhe dhe vepron si qendër informative edhe për vendet e tjera në Europën Qendrore. “Provat e aktivitetit të fshehtë rus  duhet të jenë një thirrje zgjimi për të gjithë rajonin”, thotë ai.

Megjithëse katër vendet e Vishengradit (Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia) janë shfaqur gjithmonë të bashkuara për të luftuar shkeljet e sovranitetit kombëtar nga Brukseli, organizimi i një përgjigje të përbashkët ndaj veprimtarisë armiqësore ruse ka qënë deri më tani e vështirë.

Hungaria ka refuzuar të dëbojë ndonjë diplomat rus për shpërthimin ën Vrbětice dhe këmbënguli për mos daljen me një deklaratë të përbashët të katërdhes së Vishengradit në shenjë mbështetjeje për Republikën Çeke.

Siç thotë Emil Aslan, drejtor i Institutit të Punëve Ndërkombëtare në Pragë, “ndarjet mbi Rusinë tani ka të ngjarë të thellohen. Polonia dhe Republika Çeke ka të ngjarë të anojnë drejt BE-së dhe NATO-s, por Hungaria, nën qeverinë e Orbanit, do të vazhdojë me një qëndrimi më pro-Rusisë”.

Shumë vende në rajon janë të shqetësuar se, kur bëhet fjalë për ndikimin armiqësor të Rusisë, aktivitetet e inteligjencës janë vetëm maja e ajsbergut. Sipas Havlíček, lidhja mes Kremlinit dhe organizatave të ndryshme paraushtarake radikale është një shkak i rëndësishëm shqetësimi në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore.

“Ekziston frika se grupet paraushtarake në Republikën Çeke dhe Sllovaki po bashkëpunojnë me Moskën kundër shtetit,” thotë ai. “Infiltrimi i shoqërisë shkon shumë më thellë se ambasadat e mëdha.” Një sërë grupesh paraushtarake u formuan në të gjithë Europën Qendrore pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Në Republikën Çeke, një grupi i njohur me emrin Rojtarët e Paqes së Ushtrisë Çekosllovake ka lidhje me separatistët pro-Kremlinit në Ukrainë, dhe së bashku me organizata të tjera të ngjashme, po përhap një ideologji ashpër anti-BE, anti-NATO dhe anti-globalizim.

Në Sllovaki, grupi famëkeq i Rekrutëve Sllovakë ka lidhje me bandën e motorëve rusë “Ujqërit e Natës”. Organizata të tilla paramilitare përpiqen, së bashku me partitë politike të ekstremit të djathtë, të destabilizojnë marrëdhëniet me organizatat perëndimore duke përhapur politka pan-sllave dhe pro-Rusisë.

“Sipërmarrësi” apo agjentët?

Jiři Pehe, një ish anëtar i kabinetit të kryeministrit cek thotë se ka një sërë lidhje të dyshimta midis bizneseve jo-transparente dhe aktiviteteve ruse të pastrimit të parave, duke pretenduar se “një numër i madh të “sipërmarrësve “rusë që veprojnë në Republikën Çeke dyshohet se përfaqësojnë interesat e shtetit rus “.

Pehe thotë se kërcënimi ndaj sigurisë së brendshme do të zgjidhet vetëm me një goditje të plotë të forcave të tilla ekonomike dhe shoqërore. “Nëse duam të flasim për sovranitetin në Republikën Çeke, dëbimi i disa operativëve rusë nga ambasada nuk është i mjaftueshëm”.

Megjithatë ndërsa Republika Çeke përpiqet të nxjerrë veten nga ndikimi i Lindjes, duke ndërmarrë një kthesë të papritur nga blerja e mundshme e Sputnik V, po bëhet gjithnjë e më e qartë se qeveria duhet të ndërmarrë një përgjigje serioze do të duhet të marrë parasysh një gamë shumë më të gjerë të aktivitetit rus për disa vite.

Ashtu si në vendet e tjera në rajon, edhe cekët po peshojnë shqetësimet e sigurisë në lidhje me projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 kundër përfitimeve të premtuara ekonomike.

“Implikimet e sigurisë të Nord Stream 2 janë të qarta,” thotë Havlíček. “Por Republika Çeke do të ksihte përfitime të mëdha ekonomike. Ekziston një paradoks: ne po hapim dyert për ndikimin rus, ndërkohë që njëkohësisht përpiqemi të dënojmë aktivitete e spiunazhit të Moskës.”

Në një shfaqje të fundit të solidaritetit me Republikën Çeke, eurodeputetët në Bruksel kaluan një rezolutë jo-detyruese e cila, së bashku me dëbimin e diplomatëve rusë në të gjithë BE-në, kërkoi që Nord Stream 2 të ndalet.

Por siç vëren Havlíček, projekti është pothuajse i plotë, dhe pa një ndryshim të madh në qëndrimin e Gjermanisë, rritja e varësisë së energjisë nga Rusia do të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Por ndikimi rus në Republikën Çeke, dhe në vendet e tjera të Evropës Qendrore, është një çështje afatgjatë dhe shumë tani shqetësohen se mund të jetë tepër vonë për të hequr forcat malinje ruse të rrënjosura në shoqëritë europiane./Eu Observer/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë