Futboll

Arratiset ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit, e kërkon Interpoli

Zoran Mamiç, ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit deri më 15 mars, kur dha dorëheqjen, është shpallur në kërkim, pasi të hënën nuk është paraqitur në burgun e Remetinec, ku duhej të niste vuajtjen e një dënimi prej 4 vjet e 8 muajsh për përvetësim të paligjshëm të fondeve të klubit kroat. Për të njëjtën arsye është dënuar me 6 vjet e gjysmë edhe vëllai i tij, Zdravko Mamiç.

Duke qenë se afati për paraqitjen e tyre në burg ka skaduar, autoritetet gjyqësore kroate kanë lëshuar një urdhër arresti për të gjitha vendet e Interpolit. Nga ai moment që të dy vëllezërit Mamiç janë në arrati. Mediet kroate bëjnë me dije se Zoran Mamiç ndodhet aktualisht në Bosnjë, ku duhet të aplikohet madanti i arrestit ndërkombëtar, si në vendet e tjera të Interpolit.

Zdravko dhe Zoran Mamiç. Gazeta Si, 12 maj 2021

Procesi po ndiqet me shumë interes nga mediet kroate, pasi Mamiç ka akuzuar gjykatësit se po e dënojnë padrejtësisht. Nëse urdhëri i arrestit për Mamiç nuk jep fryte dhe nëse autoritetet boshnjake vendosin të mos e akstradojnë ish-trajnerin e Dinamos së Zagrebit, ai mund të dalë nga burgu për këtë sentencë, por nuk mund të largohet nga Bosnja, pasi rrezikon të arrestohet në Kroaci.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë