Politike

“Shqipëria, destinacioni Covid-free”, Qeveria jep 100 mln lek për promovimin e turizmit

Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare me objektiv përthithjen e turizmit me gjasë me sloganin “Shqipëria, Covid-free”.

Qeveria ka vënë në shërbim të promovimit të turizmit një shumë prej 100 milionë lekësh.

“Për përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Paratë do të përballohen nga Fondi Rezervë dhe menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Me ofertën Covid-free dhe shifrat zyrtare në ulje të infeksioneve të reja (në krahasim me vendet e rajonit), Qeveria shqiptare synon që të joshë turistët e huaj, të cilët mund të kenë ngurrime për shkak të pandemisë, apo që janë të painformuar për mungesën e masave kufizuese për shkak të pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë