Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, konfirmoi të mërkurën se është nën hetim nga strukturat e anti-korrupsionit. Hetimi po përqendrohet mbi disa deklarata, të cilat pretendohet se nuk kanë qenë të vërteta, të dhëna gjatë komisionit parlamentar hetimor mbi çështjen e ashtuquajtur “Ibizagate”.
Skandali i vitit 2019 çoi në largimin e zv/kancelarit Heinz-Christian Strache, asokohe në koalicion me Kurz. Edhe pse i ka mohuar pretendimet, Kurz beson që hetimi me shumë gjasë do të pasohet me kallëzim penal dhe tha se do të pranonte të merrej në pyetje në rast se çështja përfundon në gjykatë, raportoi agjencia e lajmeve APA.
Kurz tha se nuk planifikon të japë dorëheqjen. Hetimi “Ibizagate” erdhi pas qarkullimit të një videoje ku Strache shfaqej duke ofruar ndere tek një investitor rus në këmbim të mbështetjes së këtij të fundit për partinë e tij të djathtë “Freedom Party”.
Ngjarja pretendohet se është regjistruar në ishullin spanjoll Ibiza, shumë pak para zgjedhjeve në Austri në 2017.
Pas rënies së qeverisë, u mbajtën zgjedhje të reja dhe Kurz u rizgjodh, këtë herë duke formuar koalicion me Partinë e Gjelbër. Kurz tha para komisionit parlamentar se “është përpjekur gjithmonë” t’i përgjigjet pyetjeve në vërtetësi të plotë. Shefi i kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, është gjithashtu nën hetim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje