Politike

Rama për PD në Financial Times: Nëse je humbës i keq nuk mund të fitosh

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për “Financial Times” se Partia Demokratike nuk ka qenë kurrë një humbëse e mirë, ndaj dhe nuk fiton.  

 “Opozita ka humbur betejën e saj të pestë me radhë – tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale – sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh,” tha ai.

Më tej Rama thumbon BE-në, duke theksuar se Brukseli po vuan nga amnezi për  atë çfarë janë, por ai shpreson që të shërohet shpejt.

“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga një amnezi lidhur me atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre,” tha ai. “Ata janë forca më e madhe që njerëzimi ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”.

Ai i quajti  dokumentet e fundit “non-papers” mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit si “një mungesë vizioni”.

Rama tha se tani ishte më i përqendruar në zbatimin e një plani zhvillimi prej 10 miliardë eurosh me fokus turizmin.

Kjo do të përfshijë një projekt të autostradës bregdetare, një port turistik prej 2 miliardë eurosh në qytetin e Durrësit, më i madhi në historinë shqiptare, i zhvilluar nga grupi Emaar, zhvilluesi i Burj Khalifa dhe Dubai Mall.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë