Bota

Në Gjermani duan të gjithë AstraZeneca: Dozat e porositura nuk mjaftojnë

Një “sulm” i vërtetë ndaj qendrave të vaksinimit për t’u vaksinuar me “AstraZeneca”. Kjo është ajo që ndodh në Gjermani, pasi rregulli i përparësisë për grupmoshat dhe kategoritë profesionale ra në fillim të muajit, pas një vendimi nga qeveria federale dhe Landeve.

Shoqata e farmacistëve raporton: “Vaksina anglo-suedeze tani është aq shumë e kërkuar, sa sasitë e porositura mund të mos jenë më të mjaftueshme”, – i tha presidenti i shoqatës, Thomas Preis, gazetës “Rheinische Post”. “Shumë mjekë janë të irrituar, sepse ata janë të detyruar të anulojnë takimet e vaksinimit që janë caktuar për disa kohë”.

Siç shpjegon “Spiegel”, “për një kohë të gjatë AstraZeneca ishte në shënjestër për shkak të efekteve të rralla anësore, tani mjekët kanë kërkesa të shumta”.

Sipas të përjavshmes, popullariteti i papritur i serumit anglez, varet edhe nga fakti se administrimi i dozës së dytë mund të shkurtohet deri në katër javë, dhe kjo “e bëri këtë vaksinë veçanërisht tërheqëse për të rinjtë, të cilët dëshirojnë të përgatiten me një vaksinim të plotë, deri te zhbllokimi i masave dhe rihapja e vendit”, – thotë përsëri Preis.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë