Futboll

Video/ Zgjohet Vllaznia, Teuta kryesuese bën detyrën ndaj Kastriotit

Teuta është shkëputur 4 pikë për momentin nga Partizani i vendit të dytë. Golat e shënuar nga Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu i kanë dhënë 3 pikët skuadrës durrsake, që tashmë pret e qetë derbin, duke shpresuar që Partizani të paktën të mos fitojë. Teuta, pas kësaj fitoreje në transfertë, hedh një tjetër hap drejt titullit kampion.

Është zgjuar pas tri ndeshjesh Vllaznia, që ka fituar në fushën e Bylisit me golin e Albjon Avdijajt. Shkodranët kishin humbur terren në renditje me rezultatet e javëve të fundit, por tashmë kanë barazuar Laçin e vendit të tretë me 57 pikë, pasi kurbinasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Skënderbeut.

Intriguese është gara edhe për qëndrimin në Superiore, ku korçarët kanë barazuar Kastriotin në kuotën e 31 pikëve dhe kanë lënë pas Bylisin dhe Apoloninë. Kjo e fundit, e rënë nga katetgoria edhe matematikisht, është mundur 0-3 nga Kukësi, që merr fitoren e dytë radhazi, edhe pse nuk ka asnjë objektiv për të arritur në këto javë të fundit.

Superiore, java e 33-të
Kastrioti-Teuta 1-2
Laçi-Skënderbeu 0-0
Bylis-Vllaznia 0-1
Apolonia-Kukësi 0-3
Ora 19:00
Partizani-Tirana


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë