Greqia i jep sot fund izolimit total pas muajsh të tërë kufizimi dhe beteje me pandeminë.
Nga e premtja në vendin fqinj do të hiqen kufizimet për udhëtimet ndër-rajonale, turizmin. Ora policore do të nisë pas orës 00:30. Dyqanet do të rihapen duke zbatuar një protokoll strikt duke ruajtur distancën mes klientëve.
Nga sot do të rihapen edhe muzetë dhe kazinotë. Ndërsa nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.
Me nisjen e sezonit turistik përcaktohen edhe disa nga rregullat për turistë të huaj. Të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj që duan të vizitojnë ishujt duhet të jenë të paraqitur me certifikatë vaksinimi, ku doza e dytë e vaksinës duhet të jetë marrë jo më herët se 14 ditë më parë.
Turistët duhet të paraqesin test PCR ose një vërtetim që e kanë kaluar COVID nga 2 deri në 9 muaj më parë.
Përgjatë muajit qershor qytetarët mund të zhvillojnë edhe dasma apo ceremoni të tjera në ambientet e jashtme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje