Pasi hynë në fushë disa ditë më parë, duke bërë që ndeshja mes Mançester Junajtid dhe Liverpulit të shtyhej, kontestimi i tifozëve të “Djajve të kuq” është përsëritur edhe mbrëmjen e së enjtes, por këtë herë jashtë stadiumit, pa penguar zhvillimin e ndeshjes.
Ngjarja e Super Ligës i ka irrituar pa masë tifozët e Mançester Junajtid. Protestat kundër pronarëve të klubit, familjes Glejzër, që nuk është dashur kurrë prej tyre, ishin edhe më të ashpra para se të luhej ndeshja e shtyrë. Më 2 maj tifozët e Mançesterit pushtuan fushën dhe e bënë të pamundur zhvillimin e ndeshjes, kurse të enjten policia kishte marrë masa më të forta dhe nuk e lijoi të hynin në stadium.

Mbështetësit fanatikë të “Djajve të kuq” rrethuan stadiumin “Old Trafford” me parulla të mëdha kundër pronarëve dhe ndezën flakadanë. Autobusi i Liverpulit mundi të hynte në stadium vetëm një orë para fillimit të ndeshjes nga një hyrje anësore. Protestat e tifozëve të Junajtid nuk ndalen, ndërsa nga drejtuesit dhe pronarët e klubit nuk ka pasur ndonjë reagim.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje