Bota

Konflikti me Palestinën, Austria ngre flamurin izraelit në selinë e qeverisë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, mëngjesin e të premtes ngriti flamurin izraelit në Bundeskanzleramt, selia e Kancelarisë, në Vjenë.

Në një postim në Twitter, Kurz flet hapur për një “akt solidariteti” ndaj Tel Avivit dhe dënon “në një mënyrë vendimtare sulmin terrorist ndaj Izraelit. Ne jemi në anën e izraelitëve”, – përfundon kancelari, duke iu referuar rinisjes së konfliktit ushtarak me Palestinën në Rripin e Gazës.

Në imazhin që ai publikoi, tre flamuj shihen duke u valëvitur në çatinë e Bundeskanzleramt: ai austriak, i BE-së dhe i Izraelit.

Disa minuta, i njëjti flamur shfaqet gjithashtu në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Vjenë. Këtë herë është shefi i departamentit, Alexander Schallenberg, i cili e shkroi në Twitter: “Përballë sulmeve të pandërprera me raketa ndaj Izraelit, – shkruan ai, – ne jemi në solidaritet me partnerët tanë izraelitë. Kjo është arsyeja pse ne ngritëm flamurin në Ministrinë e Jashtme të Vjenës sot. Mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e palëkundur”.

Deri tani, nga bombardimet izraelite në Gaza janë vrarë rreth 120 palestinezë, ku një pjesë janë gra dhe fëmijë. Ndërsa nga raketat e grupit ushtarak Hamas drejt vendbanimeve hebreje, kanë humbur jetën të paktën 10 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë