Momente paniku gjatë ndeshjes së sotme Partizani-Bilisht Sport në futbollin e femrave. Ndeshja është ndërprerë, pasi disa futbolliste të ekipit mik kanë shfaqur probleme shëndetësore. Tre prej tyre kanë qenë në gjendje të fikti dhe janë transportuar menjëherë për në spital.
Nga sa është mësuar më pas, gjendja e vajzave është stabilizuar dhe ato kanë lënë spitalin, pasi kanë kryer analizat e nevojshme. Në momentin e parë, dyshimet kanë qenë për helmim nga ushqimi.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe FSHF me një qëndrim zyrtar, çuditërisht duke fajësuar medien për lajmin: “FSHF dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuar ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit të futbollit të femrave. Gjatë ndeshjes, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjëndje të fikti.
Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga ambulanca e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani. Tre futbollistet, pasi kanë kryer analizat e nevojshme, kanë lënë ambientet e spitalit. I bëjmë thirrje të gjithë mediave të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmëve të tyre. Në garën e ekslusiveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm”, – shkruhet në reagimin e FSHF-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje