Sport

Ana Hërsei, ylli i ping pongut që i jep këshilla presidentit Xho Bajden

Një mëngjes shkurti, Ana Hërsei hapi kompjuterin dhe mes e-mail-ve të shkollës dhe miqve ishte edhe një me një simbol dhe kokë që të fuste drithërima. Dhe nuk ishte shaka: vinte direkt nga Shtëpia e Bardhë, saktësisht nga presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Aamerikës, nga Xho Bajden.

Ana është 14 vjeç dhe ka lindur në Karmarthen, në Uells. Ajo është një premtim i madh i ping pongut. Pikërisht si një sportiste e re ajo ka hyrë në programin e Kombeve të Bashkuara, që përfshin gjeneratat e reja mbi tematikat e ambientit dhe klimës. Në e-mail, në prag të ditës së tokës që u festua në fund të prillit, presidenti Bajden i kërkonte këshilla për luftën e ndryshimit klimaterik dhe për të arritur objektivin amerikan.

Ana Hërsei, 14 vjeç. Gazeta Si, 16 maj 2021

“Jam vërtet shumë e lumtur që ambasada amerikane më ka kërkuar të jem e përfshirë. Është vërtet fantastike”, – thotë Ana. Në lidhje me shkëmbimin e opinioneve me presidentin Bajden, ajo ka theksuar: “Eh, mendoj se njerëzit vërtet duhet të bëjnë më shumë, edhe me gjeste në dukje normale, si për shembull, të mbjellin pemë, të ecin me biçikletë në vend të makinës dhe të kufizojnë përdorimin e plastikës”.

Ana po stërvitet aktualisht për Lojërat e Birmingham në 2022-shin dhe shpreson të shkojë në Lojërat Olimpike të 2024-ës në Paris. Në 2018-ën ishte sportistja më e re në moshë (11 vjeç) që mori pjesë në Lojërat e Komonuelthit në nivelin senior, duke prërfaqësuar Uellsin. Falë nënës Phoebe, që është kineze, vajza nga Kardifi tani është transferuar në Kinë me kohë të plotë për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë kampione e tenisit në tavolinë dhe të stërvitet me trajnerë elite, bashkë me lojtarët më të mirë të vendit, që është far i ping pongut botëror.

Ana në stërvitje. Gazeta Si, 16 maj 2021

Një ndryshim drastik në stilin e jetës: në Tianjin ajo stërvitet 6 orë në ditë, përveç impenjimeve shkollore. E dashuron përvojën e re, por ndjen mungesën e miqve dhe vëllait Tiankun Uei, 26 vjeç. “Kina është një zgjedhje e përkryer, është vendi më i mirë për tenisin e tavolinës dhe për këtë është më e vështirë. Ngrihem në orën 9 të mëngjesit, studioj deri më 12 në shkollën online dhe pastaj stërvitem 6 orë. Pjesa më e madhe e miqve dhe familjes janë kthyer në shtëpi, kurse shokët e ekipit janë këtu. Impresioni më i madh kulturor në Kinë janë maiknat elektrike që kam parë, nuk i dëgjoja dhe më duken interesante. Shkova në një dyqan “Nike” dhe u surprizova, pasi aty me njihnin, më kishin parë në televizionin kinez”.

Ana Hërsei me uniformën e Uellsit. Gazeta Si, 16 maj 2021

Sporti është parësor, por Ana është e impenjuar edhe për miqësi të reja. “Është vërtet një vend i bukur Kina, jam me fat. Po stërvitem me sportistë të moshës 15 deri në 20 vjeç, këtë nuk mund ta bëja në Uells. Kur nuk stërvitem në ping pong, shkoj me miqtë në kinema, fle ose bëj shoping. Edhe ushqimi kinez është shumë i mirë, më pëlqen rosa”.

Ajo ka mësuar disa gjëra nga nëna e saj, që e takoi bashkëshortin Laurens kur ai i mësonte anglishten. Familja ka mbajtur lidhje të forta me vendin dhe kulturën e tij, çka e ka bërë më të lehtë adaptimin e Anës, vajzës që i jep këshilla edhe njeriut më të fuqishëm në botë.

Përgatiti: Fatjon Rupi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë